Kavajë/ Po lahej në det, mbytet 61-vjeçarja

Një turiste sllovake ka humbur jetën në Golem të Kavajës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës, ndërsa turistja po lahej në det. ”Rreth orës 19:30, në Golem, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja M. J., 61 vjeçe, banuese në Sllovaki. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes”.

SHKARKO APP