Kazinotë në qendër të Tiranës, Kadia: Varfëria i çon njerëzit drejt vesit

Vendimi i qeverisë ”Rama 2”, për t’i risjellë kazinotë në qendër të Tiranës, për Besart Kadian, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Liri Ekonomike, është një vendim i gabuar për faktin se zona e qendrës e ka formësuar tashmë profilin e saj si një zonë e populluar dhe e zhvilluar ekonomike.

Rikthimi i kazinove në këtë moment krize ekonomike dhe varfërie në vend, konsiderohet i gabuar prej tij edhe për faktin se mund ta rëndojë më tej plagën sociale të vesit për të cilin kryeministri vendosi 2 vjet më parë të mbyllte lojërat e fatit.

“Lojëra e fatit janë instrumente të shoqërive të varfra. Ky vendim mund ta çorientojë ekonominë shqiptare dhe vjen në një periudhë jo të përshtatshme. Vjen në një kohë me krizën ekonomike dhe e kombinuar me varfërinë do bëjë që njerëzit të lënë edhe paratë e fundit në lojërat e fatit”, thotë Kadia për ”euronews”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai e cilësoi të padrejtë dhe të gabuar vendimin e qeverisë 2 vite më parë për të mbyllur papritur dhe në mënyrë të njëanshme lojërat e fatit. ”Mendoj se që nga fillimi ka qenë i gabuar vendimi i qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit me një vendim të njëanshëm që çorientoi një industri të tërë. Lojërat e fatit janë përdorur edhe nga grupe kriminale për të pastruar paratë, por nuk mund të shkatërrohet një industri e tërë, e cila siç u mbyll në të ardhmen mund të rikthehet po aq fuqishëm”, shprehet më tej Kadia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?