KÇK, Bardhi: Rama i vetmi me orgnizatë kriminale
Sekreatri i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, i ftuar në ”ABC News”, foli edhe për deklaratën e kreut të qeverisë, Edi Rama në lidhje me KÇK që e kishte për grupin e prkurorëve dhe të gjyqtarëve. Bardhi tha se i vetmi që ka krijuar organizatë kriminale në vend është pikërisht Edi Rama.
Pyetje: A ka hapësirë ligjore për të realizuar atë që tha kryeministri për grupin e prokurorëve dhe gjyqtarëve KÇK, kap ça t’kapësh?
Gazment Bardhi: I vetmi qe ka krijuar organizatë kriminale me emrin kap ça t’kapështë kryeministri i vendit. Kap çfarë të gjejë përpara nga pronat e shqiptarëve me cilindo oligark që i del përpara. Kjo është organizatë kriminale qe po shkatërron pasurinë dhe të mirat publike të qytetarëve shqipatrë. A ka në sistem prokurorë të korruptiar? Pa asnjë diksutim. Prandaj kemi mbështetur që ditën e parë testin e vetingut në drejtësi. Ndryshe nga zoti Rama, ne kemi kërkuar qe procedini vetingut të përfundonte brenda 3 vitesh, ndërkohë që Rama kërkoi që vetingu të shkojë 11 vite. Ne morëm mbështetje nga Venecia për propozimin tonë për 3 vjet, pasi në të kundërt, do të krijonte destabilizim të sistemit gjyqësor.
Pyetje: Ka hapësirë ligjore?
Përgjigje: Ne kemi miratuar ndryshime kushtetuese që prokurorët dhe gjyqtarët i nënshtrohen vetingut. Rama e donte 5-9 vjet, prandaj jemi në këtë situatë.
Pyetje: Pra po e përdor edhe juridikisht edhe politkisht?
Gazment Bardhi: Nga ana juridike, Edi Rama është me një këmbë jashtë. Nuk merr vesh nga ligji. Nuk mund të ketë ndonjë ndryshim ligjor tjetër, përveçse të pranojë propozimin fillestar të PD për të shkurtuar kohën e vetingut. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar nxorren jashtë sistemit vetëm me veting-thotë kushtetuta që kemi miratuar. Do të pranojë propozimin e PD për ta përmbyllur vetingun në 3 vjet? Bujrum! Le ta bëjë dhe të pranojë propozimin tonë të 2015. Nëse do të ngrejë një zyrë në këshillin e ministrave qe do të identifikojë gjyqtarët dhe prokurorët dhe ky i shpall si “kçk” se po godasin njerëzit e korruptuar të tij, ta shohim pasi ta propozojë, por kjo është thellësisht kundër kushtetutës dhe një akt qe tregon identifikimin e të keqes tek të tjerët, ndërkohë që të keqen e ka tek vetja.