Kë duan durrsakët në krye të PD-së? Del rezultati befasues

Më shumë qytetarë të Durrësit do votonin Partinë Demokratike nëse kryetar i saj do ishte Sali Berisha (29%), sesa po të ishte Lulzim Basha (14%).

Katër në pesë (80%) votues të bashkisë Durrës nuk do e votonin Partinë Demokratike, në rast se kryetar është Basha. Dy në tre (65%) qytetarë të bashkisë Durrës nuk do votonin PD në rast se në krye të saj është Sali Berisha.

Thuajse 70% e qytetarëve të Durrësit, që në zgjedhjet e 25 Prillit votuan Partinë Demokratike, do votonin përsëri PD-në nëse Sali Berisha do ishte kryetar i saj. Një në tre (33%) votues të djathtë durrsakë, do votonin Partinë Demokratike nëse Lulzim Basha është kryetar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?