Ke mbaruar shkollën e mesme, brenda apo jashtë vendi, por nuk ke dhënë provimet e maturës? Ja si të aplikoni për Universitet

Të gjithë ata kandidatë që kanë mbaruar shkollën e mesme para vitit 2017 dhe që nuk kanë dhënë provimet e Maturës, por që duan të aplikojnë në Institucionet e Arsimit të Lartë duhet të plotësojnë formularin A1Z për t’u përfshirë në këtë proces.

Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, ku ndër të tjera thuhet se duhet të plotësojnë këtë formular edhe kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë të njehsuar dokumentet shkollore nga MAS.

“Në datat 4-5-6 shtator 2017 do të jetë i hapur sistemi i Matura Online për aplikimet me formularin A1Z. Sistemi do jetë i hapur nga ora 8.00-16.00 të secilës nga datat e sipërpërmendura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aplikimet me formularin A1Z bëhen në mjediset e shkollave ku kandidatët kanë përfunduar shkollën e mesme. Për të gjitha rastet që do të paraqiten pranë shkollave për aplikim do të ndiqen procedurat e përcaktuara në udhëzimin përkatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujdes, do të plotësojnë formularin A1Z vetëm kandidatët që nuk e kanë plotësuar këtë “Formular” në sesionin e parë apo të dytë të Maturës Shtetërore 2017”, thuhet në njoftimin e AKP-së.

Kandidatët që duhet të plotësojnë formularin

Kandidatët që mund të plotësojnë këtë formular do të jenë:

-Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara vitit 2017 dhe nuk kanë për të dhënë provime të Maturës, por duan të aplikojnë në IAL.

-Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë të njehsuar dokumentet shkollore nga MAS./Scan

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?