KE: Qeveria ‘Berisha’ mori 5.1 miliardë euro, por rezultatet zhgënjyese

Shqipëria shpreson shumë që gjatë raportit të këtij viti të Komisionit Evropian të rekomandohet hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shpresa buron nga miratimi i reformës në drejtësi që ishte dhe një nga kërkesat kryesore të BE-së.

Por një raport i Gjykatës Evropian të Auditit tregon se Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor që janë vende kandidate për hyrjen në BE janë ende shumë vite larg. Raporti ekzaminon aftësinë qeverisëse të Shqipërisë për periudhën 2007-2013, ku vendi ynë bashkë me Serbinë, Maqedonisë, Malin e Zi. Bosnjën dhe Kosovën kanë marrë 5.1 miliardë euro ndihmë. Në shumë fusha rezultati është zhgënjyes.

Shqipëria, ndryshe nga vendet e tjera nuk ka një strategji kombëtare për të adresuar reformimin e sektorit të administratës publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Problemi më i madh i Shqipërisë me fondet që përfiton nga BE është se ato nuk jepen pasi nuk përmbushen kushtet e kërkuara. Kështu, Shqipëria ka humbur më shumë se gjysmën e parave që BE ka ofruar si ndihmë. Rasti më flagrant është projekti për ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë në Tiranë. Për shkak të mos plotësimit të dokumenteve si leja e ndërtimit apo parregullsitë në pronësinë e truallit, raporton Javanews.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas më shumë se 4 vite e gjysmë negociata me Ministrinë e Drejtësisë, KE anuloi projektin dhe e kaloi për projekte të tjera që nuk kishin të bënin me zbatimin e ligjit. Gjithashtu, theksohet se ka një nivel të dobët të efektshmërisë së donacioneve dhe përfitimeve që Shqipëria merr nga partnerët e saj si Gjermania, Italia SHA dhe Franca.

Sa i takon pavarësisë së sistemit gjyqësor, ndërhyrjes politike, korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, Shqipëria thuhet në këtë raport për shkak të ngadalësisë në procese nuk jep dënim përfundimtar për shkatërrimin e grupeve kriminale.

perfitimet

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?