“Ke rrahur të gjithë studentët e Shqipërisë”, Berisha reagon për incidentin gjatë aktivitetit të Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha nga konferenca “Sfida dhe vizione ne shëndetësi” komentoi incidentin e ndodhur ditën e djeshme në pallatin e kongreseve, gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të Universitetit të Mjekësisë.
Ish-kryeministri Berisha tha se ai ishte një akt i shëmtuar dhe më atë që ka bërë dje Rama ka rrahur çdo student shqiptar, vetëm se ai tha një të vërtetë.
“Një akt i shëmtuar, i them këtij se ke vrarë çdo student shqiptar, me atë që ke bërë në sallën e diplomimit. Ai tha një të vërtetë dhe ky fut roje dhe e rrahu studentin në sallë. Kërkoj ndjesë se ishte pak dhe jashtë teme, por e vërteta është që kreu i meduzës, kanceri i vërtetë i mjekësisë së vërtetë shqiptare është Edi Rama”, u shpreh Berisha.