KED e skualifikoi dy herë nga gara për Kushtetuesen, Apeli shqyrton sot padinë e Papandiles

Gjykata Administrative Apelit shqyrton sot padinë e Eugen Papandiles, i cili ka ankimuar vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili i ndaloi kandidimin për Gjykatën Kushtetuese.

KED vendosi skualifikimin e juristëve: Eugen Papandile dhe Zhaklina Peto, të cilët Apeli Administrativ i kishte rikthyer sërish në garë.

Pas marrjes së këtij vendimi, faza tjetër është intervistimi i kandidatëve të kualifikuar dhe renditja e tyre, ku Meta mund të dekretojë vetëm një nga emrat në listë.

KED ka kualifikuar noteren Sonila Bejtja dhe avokatin Altin Binaj për të vazhduar garën për në Gjykatën Kushtetuese.

SHKARKO APP