Kedhi: Lëvizja Salianji është zgjedhje personale, PD ruan marrëdhënie të mira me SHBA

Çfarë po ndodh me aksionet e opozitës dhe lëvizja e ish-deputetit Ervin Salianji, si edhe marrëdhëniet e PD-së me Shtetet e Bashkuara. Nikola Kedhi, këshilltar pranë Grupit Parlamentar të PD-së nga departamenti “Brain Gain”, thotë se aksioni opozitar do të vijojë dhe se shoqëria shqiptare duhet të reagojë ndaj situatës aktuale në vend. Në lidhje me lëvizjen e ish-deputetit Ervin Salianji, Nikola Kedhi u shpreh se kjo është një zgjedhje personale e tij dhe nuk përfaqëson një vendimmarrje të forumeve të Partisë Demokratike.

Sa i përket marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, Kedhi mohoi se ekziston një ngërç mes PD-së dhe partnerëve ndërkombëtarë. Për të PD ka marrëdhënie shumë të mira me SHBA dhe falë angazhimit të opozitës është rritur ndërgjegjësimi i faktorit ndërkombëtar për situatën në Shqipëri. Ai kujtoi se janë miratuar shtatë rezoluta ndërkombëtare që lidhen me zgjedhjet, krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke theksuar se pa këtë qasje të PD-së, ato nuk do të kishin kaluar.

”Nëse kalon vijën e kuqe vetëpërjashtohesh. Dhe me bashkëpunim me grupet e ndryshme, qoftë të botës së krimit apo me grupimet e tjera që nuk përputhen me PD-në, je i vetëpërjashtuar. Përsa i përket lëvizjeve brenda një partie politike, unë jam pro çdo lëvizje që ka si synim forcimin e demokracisë dhe proceseve të ndryshme për të fuqizuar atë parti, por këto bëhen brenda forumeve. Nëse drejtuesit e kryesisë thonë që këto çështje nuk janë ngritur nga z. Salianji brenda forumeve të tjera, kemi problem dhe ka diçka që nuk shkon. Më pas është dhe koha kur z. Salianji ka zgjedhur këtë aksion të vetin dhe në këtë formë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë nuk mendoj që PD ka një ngërç me SHBA. Kemi parë vazhdimisht takime të drejtuesve të PD-së në Departamentin e Shtetit. Z. Bardhi, kryetari i grupit parlamentar të PD dhe nënkryetarë të PD kanë zhvilluar takime në Shtëpinë e Bardhë si dhe në Departamentin e Shtetit. Funksionarë të tjerë të PD-së kanë qenë në takime të tilla dhe nuk shikoj të ketë ndonjë problem. Ngërç është kur përfaqësues të SHBA-së refuzojnë të takojnë përfaqësues të PD-së. PD ka marrëdhënie shumë të mira me partnerët ndërkombëtarë dhe falë punës së PD-së sot kemi ndërgjegjësim të faktorit ndërkombëtar për atë që ndodh në Shqipëri dhe rritje të presionit ndaj qeverisë shqiptare”,-tha Kedhi në ”RTSH”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?