Kejdi Mehmetaj Ramës: Të sulmosh fëmijët e porsalindur do të thotë të jesh i luajtur mendsh

Nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se Edi Rama e di që zgjedhjet e parakohshme janë tek pragu i derës dhe shton se populli do ta dënojë aq rëndë sa dhe fundi i tij si politikan tani është shumë afër.

Pjese nga intervista e Nenkryetares se LSI-se Kejdi Mehmetaj per Report Tv

Ai e di se zgjedhjet e parakohshme janë tek pragu i derës dhe se fundi i tij si kryeministër, që unë besoj se populli do ta dënojë aq rëndë sa dhe fundi i tij si politikan tani është shumë afër. Pa dyshim që në pozicionin e tij do përpiqet që të thotë çudirat që e shoqërojnë gjatë gjithë kohës. Por mendoj që sikur të merremi me 2-3 fragmente që unë i lexova nëpër portale se çfarë ai kishte thënë nga fjala e tij, kupton që ai është jashtë kontrollit si personazh. Sepse të flasësh sot për vajzën e porsalindur të Kryetares së Bashkisë do të thotë të jesh i luajtur mendsh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai e uroi, por thjesht politikisht i tha që pas 30 qershorit do ketë më shumë kohë të merret me vajzën, çka do të thotë që pretendon që do fitojë edhe atë bashki…?!!

Swiss Digital Mobile Reklama

Më fal se ju jeni nënë e re, si mundet që në një betejë politike të përfshish kohën apo mungesën e kohës për fëmijët të një personazhi që ka marrë përsipër të ketë një aktivitet publik dhe mbi të gjitha të jetë një Kryetare Bashkie aq e përgjegjshme, aq rregullt, aq pranë qytetarëve saqë është vështirë të krahasohet me të tjerë. Përfshi dhe faktin se nga frika se nuk e fiton kurrë atë bashki, Edi Rama ka bllokuar buxhetin atje.
U bënë disa muaj tashmë. Ti qajë hallin fëmijëve të Përrenjasit dhe të Rrajcës ku ishte sot, që të lirojë buxhetin, që të kenë të hanë bukë në kopshte dhe çerdhe, që qytetarët të marrin rrogat, që shërbimet nëpër rrugë dhe shkolla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?