Kejdi Mehmetaj: Shumë fytyrësia e Kryeministrit

Nga Kejdi Mehmetaj

Shumë fytyrësia e Kryeministrit!

Pinokët e kohëve moderne nuk dallohen më nga hunda, ashtu si Kryeministri ynë, kanë mësuar të kamuflohen mirë me batuta e klipe të cilat do i kishte zili edhe Spilbergu

Swiss Digital Desktop Reklama

Pa ndjerë as turp, as hall, as dhimbje, Kryeministri me shpurën e tij nëpër ministri e bashki, mendon se mund të marrë fadromat e shkretojë shtëpitë e qindra familjeve duke i lënë ata në rrugë të madhe.
Ja ku është me zë e figurë, vet ky Pinoku-Kryeministër, teksa thotë se ato shtëpi janë gjaku e djersa e atyre familjeve, e se me të ardhur ky në pushtet për ta do të ketë zgjidhje.
Sot, ky që as nuk skuqet e as nuk nxihet, me guximin që merr nga gangsterët që e rrethojnë, mendon se është aq i fortë sa mund të luajë me atë gjak e djersë me të cilat janë ngritur shtëpitë në Unazën e Re.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe aq nuk do t’ja dijë për familjet shqiptare, sa ndërsa Tirana zjen nga protestat dhe revoltat qytetare, Kryeministri bredh botën nëpër ekspozita që paguhen me haraçet e shqiptarëve. Sepse kohën e lirë që i mbetet ndërmjet bandave, korrupsionit dhe shfaqjeve bamirëse, e kalon nëpër studio poçarie.

Kësaj i thonë mjerë vendi për këtë#FatkeqsiKryeministër

https://www.facebook.com/kejdimehmetajLSI/videos/vb.158393888013209/763267417343979/?type=2&theater

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?