Kejvina Kthella sërish te Krimet e Rënda për një tjetër arsye
Disa ditë më parë u mësua se Kejvina Kthella, ishte shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje në lidhje me atentatin e ndodhur ndaj prokurorit Arjan Ndoj në Shkozet.
Velina dyshohet të ketë lidhje me nipin e deputetit të PS-së, Redian Rraja, i cili dyshohet si një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji.
Modelja u mbajt në polici për gati 10 orë aty ku tregoi edhe deklaratën e saj.
Por së fundmi modelja është parë sërish në dyert e Prokurorisë, këtë herë me zgjedhjen e saj. Kejvina ka shkuar pasi ka dorëzuar kërkesë penale me objekt “kthim të sendeve të sekuestruara”.
‘A2’ raporton se ajo kërkon t’i kthehet celulari i saj, i cili u sekuestruar nga prokurorët e Krimeve.