Këlcyrë, i godet rrufeja, ngordhin 80 krerë bagët
Rreth 80 krerë bagëti kanë ngordhur sot pasi janë goditur nga rrufeja. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ballaban të Këlcyrës.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se tufa me bagëti ndodhej në mal për të kullotur në kohën kur i ka goditur rrufeja.
Si burim i vetëm për të jetuar, banorët e fshatit kanë shprehur shqetësimin e tyre, ndërsa theksojnë se u është bërë një dëm i madh. Kjo nuk është hera e parë që kanë ndodhur raste të tilla, duke shkaktuar kështu dëme në bagëti.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=ICyVCWo2ww4&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

