Këlcyrë, policia asgjëson 12.000 bimë kanabis

Policia e Këlcyrës ka asgjësuar të mërkurën rreth 12.000 bimë kanabis, në vendin e quajtur “Allangjyz Meshahaj”, në afërsi të fshatit Bubës i Dytë.

Gjatësia e bimëve varionte nga 20-40 cm dhe ishin të kultivuara në një parcelë të hapur rishtas.

Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?