Këlliçi: Basha bëri thirrje për bashkim, të gjithë bashkë të mposhtim regjimin
Në emisionin “FrontLine”, ne News 24, u diskutua mbi zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike dhe dorëheqjen nga politika të kryetarit aktual të Parlamentit, Gramoz Ruçi.
Për të folur mbi këto çështje, në studio ishin të ftuar Belind Këlliçi, deputet i zgjedhur i PD, ndërsa gjithashtu i ftuar ishte dhe Plarent Ndreca, kandidat për deputet i PS në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet që sapo lamë pas.
Këlliçi, përshëndeti rezultatin e zgjedhjeve brenda PD dhe tha se kryefjala e deklaratës së liderit Basha, pas zgjedhjeve, ishte që të gjithë të bashkë të bashkohen. Nga krahu tjetër, Ndreca, tha se pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhje, kryedemokrati Basha, duhet të ndiqte shembullin e kreyparlamentarit Gramoz Ruçi, e të jepte dorëheqjen nga drejtimi i partisë.
Belind Këlliçi: Më intereson mbarëvajtja e fushatës që bëmë. Kam qenë i interesuar te transparenca e garës. Në fund të garës, përtej kritikave, dy rezultate kanë pranuar rezultatin. Pamë dhe deklaratën e zotit Basha, ku kryefjala e saj ishte bashkimi. Në mënyrë të pamohueshme jam i kënaqur që shumë demokratë kanë votuar. Nuk është dita më e mirë për demokratët, sepse janë zemërthyer, të zhgënjyer nga ajo që ndodhi dhe dal kanë besim te lidershipi.
Plarent Ndreca: Zoti Basha ishte humbësi i këtyre zgjedhjeve. Zoti Basha duhet të jepte dorëheqjen, por në fakt e dha zoti Ruçi, ai tha që politika ka një start dhe një fund. Ky është një standard i lartë që zyrtarë të PS e kanë bërë. Ky mendoj që duhet të ishte standardi i zotit Basha, për t’i hapur rrugë një procesi të barabartë, të drejtë dhe një zhvillimi më vizionar të PD.
Belind Këlliçi: Duam të rrëzojmë një regjim që në Shqipëri është instaluar. Parlamenti është monopartiak, është i kontrolluar nga PS, sistemi i drejtësisë është i kapur. Është një betejë për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë. Gjykoj që zoti Ruçi duhet të ikte nga politika në 2 prill të vitit 1991. Ku Ruçi ka dhënë urdhrin për vrasjen e tyre.
Ju sapo dolët nga një betejë, tani prapë një tjetër?
Belind Këlliçi: Nuk kemi një raport përfundimtar të OSBE OHDIRIT. Nuk kemi depozitim zyrtar në lidhje me këtë çështje. Të presim një përgjigje, ne duam të kthehemi sa më parë, çdo ditë në opozitë është ditë beteje. Unë jam i bindur që të gjitha qëndrimet do të mbahen para shtatorit. Do të ketë një vendimmarrje në lidhje me qasjen që do t’i bëhet jetës parlamentare. I gjithë diskursi publik u zhvendos nga zgjedhjet, në zgjedhjet e brendshme në PD. Në PS nuk ka zgjedhje, kryetari zgjidhet me referendum, nënkryetar nuk ka.
Plarent Ndreca: Në shtator duhet të presim dorëheqjen e zotit Basha, sepse nëse thuhet që po pritet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, i bie që të presim dorëheqjen e zotit Basha. Ajo që unë di ka një përfundim të procesit, ka një rezultat. Kjo ka të bëjë me problemet e PD, në raport me të vërtetën. Ky është një raport me të vërtetën.
Kemi zonjën Kryemadhi që tha i pranojmë gabimet
Plarent Ndreca: Unë them për PD si forcë të parë opozitare. Ky është një problem i hershëm se sa zoti Basha në krye të PD, ka filluar me zotin Berisha dhe vijon me zotin Basha. Sigurisht që një të vërtetë e ka pranuar dhe është e vërteta që sapo the. Unë shikoj si problemin më të madh të PD, atë me të vërtetën. Dorëheqja e zotit Ruçi duhet përshëndetur. Zoti Ruçi, pavarësisht dallimeve, nuk e mohojmë faktin që është nja aktor i rëndësishëm në politikë dhe posaçërisht në PS. Për zotit Berisha, nuk e mohojmë faktin që ai ka qenë aktor i rëndësishëm, por standardet janë komplet ndryshe. Berisha shpallet “non grata” nga partneri më i madh i yni, ai jo vetëm që nuk jep dorëheqjen, por thotë mund të rikthehemi.
Belind Këlliçi: Data e zgjedhjeve brenda partisë u afrua, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, është vendosur brenda statutit. Ne vendosëm si kryesi ta zbrisnim debatin, nga televizionet me demokratët në bazë, për ta bërë debatin me dyer të mbyllura. Ajo çka unë gjykoj, unë jam një nga ata funksionarë të PD, që kam votuar pro djegies së mandateve. Nëse më pyesni sot gjykoj që ka qenë veprim i nxituar. Me të vërtetë nuk ka një vendim gjykate, por kam lexuar dokumentet e arkivës së shtetit. Unë e gjej tani, një vendim të ministrit të brendshëm të diktaturës që thotë që qitësit të marrin pozicionet dhe të qëllohet ndaj protestuesit. Vlen për t’u përshëndetur akti i dorëheqjes së Ruçit, por është i vonuar.
Plarent Ndreca: Deklaratat e Berishës ndaj Ruçit janë vetëm politike. Për të mos e kthyer në gjyq, ajo që është për t’u vlerësuar është fakti që një person që ka 30 vite në politikë dha dorëheqjen sepse vlerësoi se ka një moment që duhet të largohet nga PD.
Belind Këlliçi: Pse zoti Ruçi duhet të ishte në lista?
Plarent Ndreca: Ai ka rriskuar, ka hyrë me sfidë, është drejtues i lartë politik. Në të kundërt që ka ndjekur PD, që i ka vendosur në listë fituese kandidatët e rangut të lartë.
Belind Këlliçi: A është larguar sepse nuk e ka fituar mandatin në Fier?
Plarent Ndreca: Nuk është humbje, sepse objektivi në Fier ishte mandati i 10-ë. Nuk gjykoj që ishte kjo arsyeja, por edhe po të ishte, gjesti i tij është për t’u vlerësuar. Partia Demokratike nuk e ka më standard.
Kishit një trekëndësh të akuzave për masakrën elektorale? Pse e hoqët zotit Rakipi?
Belind Këlliçi: Mendoj që problemi më i madh i PS është Edi Rama. Është problem i madh në atë që ndodh sot. Unë hy në ato të rinjtë e PD që karrierën e kam bërë shkallë pas shkalle. Në rastin konkret kam një vlerësim të zotit Nishani, por në rastin konkret vlerësoj që Nishani ka dalë jashtë kompetencave të tij. Për të gjitha akuzat që janë bërë, nuk di ende të ketë asnjë fakt që mbështet akuzat që janë ngritur në zgjedhjet e brendshme.
Plarent Ndreca: Pse kur e bën Nishani është baltë, e për kur ju thoni për Ramën është e tillë?
Belind Këlliçi: Nuk mund të bëjmë shenjë barazie, sepse nuk qëndron.