Këlliçi: ”Foltorja” dhe Berisha janë një shumicë absolute. Basha është pakicë

Më 11 dhjetor Sali Berisha ka thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së, dhe deputeti Belind Këlliçi thotë se ”Foltorja” dhe Sali Berisha janë aktualisht shumica absolute në radhët e demokratëve, ndërsa Lulzim Basha është pakica.

”Sot Foltorja dhe z.Berisha janë shumicë absolute e padiskueshme. Shifrat i shihni. Në degët e Tiranës, Durrësit, Sarandës, që janë bërë publike, janë 75-80% e delegatëve që kanë firmosur.

Pjesa tjetër që nuk kanë patur mundësi të firmosin janë në emigracion. Pra kjo tregon nevojën akute që ka PD për debat të brendshëm, për ndryshime në PD dhe rikthimin e mentalitetit fitues në PD.

Kemi 8 vite që shesim humbjen për fitore. Nuk pranon as kritika, as të vendosë nenin që këtë radhë me krenari e them që është propozuar nga një masë dërrmuese e delegatëve, që kryetari që jep humb zgjedhjet, do të japë dorëheqjen dhe do të quhet neni ”Basha””.

SHKARKO APP