Këlliçi: Frika pengon pjesëmarrjen në protestat e PD. 13 vite në opozitë, eksperiment i pa testuar në Ballkan

Partia Demokratike vijon aksionin e saj opozitar përmes protestave, megjithëse pjesëmarrja në to ka hapur debat publik.Belind Këlliçi dha disa arsye pse mobilizimi qytetar nuk është i lehtë.

Ai nënvizoi se të qenit 13 vite në opozitë është një eksperiment i pa testuar më parë në Ballkan, duke e bërë sfidën e PD-së edhe më të vështirë.

“Në 1.1 mln shqiptarë që kanë ikur në 10 vite, shumica e tyre janë opozitarë në mendime sepse ikën dikush që nuk e gjen veten në një vend. Ke një mazhorancë e cila është investuar për ta vrarë nervin e reagimit qytetar. Ne nuk kemi lënë si forcë opozitare asnjë moment asnjë hapësirë për të kritikuar opozitën për të qenë pasiv në këto qëndrimet tona, kemi bërë maksimumin tonë. Ka shumë gjëra që nuk funksionojnë. Patjetër ka probleme opozita, ka PD, ka vend për korrigjim, për përmirësim, por merren me foto personat që shkojnë në protestë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë besoj që ka punonjës në administratë që duan të protestojnë, por nuk dalin dot sepse ikin nga puna nesër. Janë njëmijë arsye, shto këtu edhe problemet e opozitës, nuk është e lehtë për një forcë politike të jetë 13 vite në opozitë. Ky është një eksperiment i pa testuar më parë në vendet e Ballkanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për Shqipërinë, edhe nesër kur PD të jetë forcë qeverisëse, nuk i bën mirë një demokracie funksionale një qeverisje që tejkalon 2 mandate. Problem frymëzimi? Është çështje e një apatie shumë të madhe shoqërore, i një frike të madhe për të ngritur zërin dhe pamundësie për të bërë ndryshimin”, tha Këlliçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?