Këlliçi: Kam njoftuar dorëheqjen si kryetar i FRPD-së

Deputeti demokrat Belind Këlliçi, i ftuar në ”Opinion” bëri me dije se këtë pasdite ai ka dhënë dorëheqjen nga kryetar i FRPD-së.

”Para pak orësh kam njoftuar dorëheqjen. Në mënyrë protokollare jam në detyrë deri në Kuvendin e radhës të Forumit Rinor. Jam votuar në procesin më të rregullt pas 30 vitesh në PD, një anëtar një votë, më ka votuar anëtarësia e PD”.

Këlliçi doli kundër vendimit të Lulzim Bashës për zgjedhje të reja për kreun e FRPD. Ai tha se vendimi i Bashës është nul dhe i pabazuar në statutin e partisë.

SHKARKO APP