Këlliçi krah Berishës: Kushdo që vë një shenjë barazimi midis atyre që rrëzuan diktaturën dhe atyre që krijuan narkoshtetin gabon shumë

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, i pranishëm në takimin e Sali Berishës me të rinjtë, tha se është e papranueshme të vihet një shenjë barazimi mes atyre që rrezuan diktaturën dhe atyre që krijuan narkoshtetin.

“Mandati im nuk është i përjetshëm, por FRPD-ja është anëtare e të gjithë organizatave europiane të rinisë. Jemi themeli i shtëpisë tonë, Partisë Demokratike. Ju jeni ata që nuk e harrojme historinë e Partisë dhe të Liderit Sali Berisha. Kushdo që vë një shenjë barazimi midis atyre që rrëzuan diktaturën dhe atyre që krijuan narkoshtetin gabon shumë. PD është partia e fjalës së lirë. Dita që të flisni ju e jo unë. Ju falenderoj përjetësisht”.

Sekretari i Përgjithshëm i Forumit Rinor, Rigels Muçollari, tha se veprimet e Lulzim Bashës ajnë në kundërshtim me statutin, duke shtuar se ai duhet të japë dorëheqjen sa më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?