Këlliçi publikon videon e Zotos dhe Mërtirit: Festojnë vjedhjen e parave nga shqiptarët

Pas sekuestrimit të inceneratorit të Tiranës me vendim të SPAK, Belind Këlliçi paralajmëroi ngritjen e një grupi ekspertize për aferat e inceneratorëve.

Me anë të një videoje të ndarë në rrjetin social Facebook, Këlliçi shkruan se si dy shokët e ngushtë të Veliajt, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të cilët shihen të gëzuar dhe mbajnë në kokë kordelen e Mickey Mouse, festojnë vjedhjen e 80.000 eurove në ditë tek Inceneratori i Tiranës.

Krahas postimit Këlliçi thotë se Veliaj rrëmbeu me paratë e korrupsionit mandatin e 3 në krye të Bashkisë Tiranë, por gjurmët që ka lënë nuk i fshin dot as koha dhe as presioni i tij ndaj drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ja se si dy zemrat, dy shokët e Veliajt dhe dy të panjohurit e Ramës, të cilëve pa i njohur hiç, ai u firmoste bonusin 8% fap e fap (Zoto e Mërtiri), në kërkim ndërkombëtar festonin vjedhjen e 80.000 eurove në ditë tek Inceneratori i Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të gjithë ata që menduan dhe sponsorizuan fort që afera e shekullit të mbyllej me arratinë e Ahmetajt, i garantoj që e kanë shumë gabim!

Aferës së inceneratorëve do i shkohet deri në fund e mbi të gjitha, inceneratorit të Tiranës do t’i dalin pronarët e vërtetë, që tashmë të gjithë e dinë që janë Erion Veliaj dhe Edi Rama.

Veliaj me të vërtetë rrëmbeu me paratë e korrupsionit mandatin e 3 në krye të Bashkisë Tiranë, por gjurmët që ka lënë nuk i fshin dot as koha dhe as presioni i tij ndaj drejtësisë.

Do ta çojmë përpara këtë çështje, dhe në ditët në vijim do të sjellim për publikun plot fakte të reja.

Sqarim: Në video janë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri duke festuar gjatë kësaj periudhe që janë shpallur në kërkim ndërkombëtar”, shkruan Këlliçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?