Këlliçi tregon skenën në selinë e PD: Hapën xhaketat dhe na treguan armët

Deputeti Belind Këlliçi tregon me detaje se çfarë ndodhi sot në selinë e PD-së, gjatë kohës që brenda saj ishte Sali Berisha dhe grupi për rithimelimin e PD-së.

“Rreth orës 12:45, kur shkuam në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, zhvilluam mbledhjen që zgjati rreth 2 orë dhe nuk ka patur asnjë incident. Unë me të rinjtë e FRPD-së shkuam në zyrën e forumit për të bërë një mbledhje. Të treja dyert i kishin bravat e ndërruara. I hapëm me forcë dhe pamë që mua më ishte bastisur zyra.

Më janë vjedhur laptopi, USB-ja me gjëra personale, një hard disc dhe është vjedhur madje edhe vula e FRPD-së. Mjaftonte një njoftim për lirimin e zyrës sepse unë kurrë nuk kam pasur asnjë konflikt me askënd në PD. Njoftova policinë. Ndërkohë, persona të armatosur kërcënonin dhe ofendonin të rinjtë që ishin bashkë me mua”, tha Këlliçi në ”A2cnn”.

Kur u pyet se cilët ishin personat e armatosur, Këlliçi u shpreh “Të jem i sinqertë, nuk kam parë asnjë prej personave të stafit të ngushtë të Lulzim Bashës. Ishin njerëz që nuk i njihja, i shikoja për herë të parë. Kanë hapur xhaketën dhe kanë treguar armët. Dua që kamerat brenda selisë të tregojnë se kush ishin ata halabakë të kontraktuar me siguri nga zoti Basha”.

SHKARKO APP