Këmbëngul Rama me retorikën e njëjtë sa i përket replikave me presidentin Ilir Meta
Kryeministri Edi Rama ka folur për gazetarët pasi mbajti fjalën e tij në Kuvend.
Kreu i qeverisë vijoi retorikën e njëjtë sa i përket replikave me presidentin Ilir Meta. Edhe një herë ai shtroi pyetjen se çfarë duhet të bëjnë akoma shqiptarët për kreun e shtetit?
“Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët akoma për Ilir Metën? Një njeri që fatkeqësisht nuk ngopet dhe nuk ndalon së ngatërruari dynjanë… Kur flasim për formula, flasim për prefernca, ne menyrën sesi behet hapja e listave. Nuk i shpikim ne. Ne kemi studiuar si funksionon sistemi në botë. Me kete mekanizëm gjithkujt i jepet mundësia të konkurroje.”
I pyetur për uljen e pragut nga 3 në 1 për qind, Rama u shpreh se nuk është diktator dhe as autokrat dhe se ky është një proces kompromisesh. Prandaj, shtoi ai u mor parasysh kërkesa e PD për uljen e pragut.