Këmbimi valutor – Euro e dobët përballë lekut

Dita e mërkurë ka regjistruar luhatje të lehta në tregun e këmbimit valutor vendas. Monedha europiane vijon të shfaqet ende e dobët përballë valutës kombëtare, lekut. Nga të dhënat e ‘Credins Bank’, euro këmbehet sot për 124.2 lekë në blerje dhe 124.8 lekë në shitje.

Ndërkohë, dollari nga ana tjetër blihet sot në pikat e këmbimit valutor për 109.5 lekë në blerje dhe shitet për 110.5 lekë.

Ndërsa, monedha britanike, e cila vijon të ndikohet nga situ8ata e krijuar nga marrëveshja Brexit, në vendin tonë sot sterlina këmbehet për 142.5 lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i takon valutave të tjera, dollari australian regjistrohet në kuotën e 78.2 lekëve, ndërsa ai kanadez blihet për 82.8 lekë dhe shitet për 83.5 lekë. Franga zvicerane nga ana tjetër këmbehet në pikat e këmbimit valutor për 109 lekë në blerje dhe 109.8 lekë në shitje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?