“Kemi nevojë për gjithçka…” Apeli i banorëve të Obotit të rrethuar nga uji
E hëna, 11 janar 2021, nisi pa rreshje në territorin e bashkisë së Shkodrës por sipërfaqja e përmbytur ka njohur rritje mbi 1800 ha tokë janë nën ujë.
Ana e Malit dhe Dajçi mbeten dy njësitë më problematike sa I takon tokave të përmbytura
Ndërsa fshati Obot në Shkodër mbetet i izoluar pasi niveli i ujit atje arrin deri në 80 cm. Banorët atje thonë se në këto ditë të vështira kanë marrë si ndihmë vetëm ujë të pijshëm, ndërsa kërkojnë ushqim për bagëtinë.
Në gjithë këtë situatë, banorët e Obotit ndjehen të braktisur prej shtetit.
Ata thonë se me përjashtim të ujit të pijshëm dhe transportit nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme tjeter.
Pasi dolën për blerjet e nevojshme me mjetet e ushtrisë, ngritën alarmin se rezervat ushqimore për gjënë e gjallë po u mbarojnë.
“Kemi nevojë edhe për një hap (Ilaç), për gjithçka. Askush nuk ka çfarë tu japin të hanë bagëtive. Të vijnë të shohin dëmet” thonë banorët.
Kamioni i ushtrisë, dy varka dhe efektivët e forcave të armatosura të repartit të këmbësorisë në Vau Dejës janë në ndihmë të banorëve prej 5 ditësh.
Komandanti i Batalionit të parë të këmbsorisë Ali Mali thotë se për momentin kanë shpërndarë vetëm ujë dhe janë gati edhe për bazën ushqimore për gjënë e gjallë, nëse ua kërkojnë.
Ali Mali, Komandant reparti Vau Dejes: Ne jemi në dispozicion dhe kemi kapacitetet e nevojshme ta bëjmë”
I pyetur nëse kemi të bëjmë me situatë të ngjashme me përmbytjet e 2010ës, ku edhe atëherë ushtria kishte një rol kyç, Ali Mali argumenton se jemi larg.
Ali Mali, Komandant reparti Vau Dejes: Në krahasim me2012 kjo është një situatë shumë më e lehtë dhe shumë më e mundur ta përballojmë
Shkarkimet nga HEC vijojnë të mbeten të larta 500 m3/s nga Vau I Dejeës e 400 m3/s nga Komani ndërsa dhe prurjet kanë njohur rritje.