Këngë në mbrojtje të Valbonës (VIDEO)

Elina Duni, Eda Zari, Linda Rukaj, Vlashent Sata, Shpat Deda, Gert Kapo, Kleidi Eski, Sokol Çunga, Mikaela Minga etj, bashkëpunuan për të realizuar këngën dhe videon “Lum Lumi i Lirë“. Ata janë bashkuar në një këngë që ka si mesazh, mbrojtjen e lumenjve të Shqipërisë. Kënga e gjelbër “Lum Lumi i Lirë” përpiqet të kontribuojë pro kauzave në mbrojtje të lumit Valbonë dhe lumit të fundit të egër në Europë, Vjosës. Muzika është e gjithëpranishme dhe gjithëpërfshirëse në jetën tonë. Ajo stimulon kënaqësi në tru dhe në gjendjen emocionale.

SHKARKO APP