Këngëtari Ermal Meta bashkëpunon me kryebashkiakun Veliaj për ringritjen e shtëpisë së familjes Alla
Edhe këngëtari i famshëm me origjinë shqiptare Ermal Meta është solidarizuar me gjendjen e Shqipërisë pas tërmeti dhe ka vendosur të kontribuojë.
Ai do të ndihmojë në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, ku Brisilda, Erseda, Erildi bashkë me familjen e tyre të mos rrinë në mes të ftohtit dhe rrënojave.
“Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të Erion Veliajt duke dhenë kontributin tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Por ashtu si familja Alla, ka ende shumë të tjera që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do t’ju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut, sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit https://e-albania.al”, ka shkruar Ermal Meta.