Këngëtari italian, Al Bano Karrisi bëhet vlonjat

Qarku i Vlorës nderon me medaljen e “Mirënjohjes” Karmelo Karrisin. Ndërsa Al Bano  merr medaljen “Miku i Labërisë”

 Nga Zenepe Luka/Shoqata Kulturore “Al Bano Karrisi”, në vitin e 20-vjetorit të saj organizon një tjetër veprimtari interesante me këngëtarin italian

Al Bano Karrisi. Pasi mori nënshtetësinë shqiptare dhe Çelësin e Tiranës më 17 shtator, ai ka planifikuar një veprimtari interesante me rastin e festave të nëntorit në Vlorë. Është përzgjedhur pikërisht 29 Nëntori, dita e Clirimit të vendit, që në Vlorë, qyteti ku lindi para 20 vjetësh shoqata “Al Bano Karrisi”, të shndërrohet në një festë të vërtetë në nderim të njeriut, që në kundërshtim me misionin që I kish caktuar vendi i tij, për të pushtuar, vrarë shqiptarët, hodhi armën dhe u bë gurthemeli i miqësisë mes dy popujve. Për herë të parë në Shqipëri vlerësohet një ish ushtar I Luftës së dytë botërore, djaloshi nga Celino San Marko, Karmelo Karrisi, që kreu shërbimin ushtarak në jug të Shqioërisë, duke u ndalur në Sarandë. Miqësinë dhe dashurinë me shqiptarët Karmelo Karrisi e konkretizoi duke i vënë emrin të birit, Albano, ndërsa ishte menduar të quhej Oktavio. Por dashuria që puljezi kishte për shqiptarët, nuk mbeti me kaq. Ai gjatë gjithë kohës, kishte mall për këtë vend dhe gjatë gjithë jetës, ua mëkoi djemve dashurinë për  Shqipërinë, për këngën, traditën, për njerëzit e mrekullueshëm siç i cilësonte ai shqiptarët. Karmelo Karrisi, që po shkonte drejt verbimit të plotë, kërkoi me insistim që ta shihte për herë të fundit Shqipërinë, që të cmallej me këtë vend. Ishte viti 1985, kur pas më shumë se 40 vjetësh, me të shoqen Jolanda dhe të birin Al Bano, do të bënte vizitën e tij në Shqipëri, duke përshkruar intenerarin që kish bërë gjatë luftës, Përmet, Gjirokastër,Vlorë dhe ndalur në Sarandë. Në respekt të kësaj mirënjohjeje do t’i kushtonte Sarandës, qytetit ku Karmelo kreu shërbimin ushtarak ,këngën “Saranda Okinava”. Duke folur për këtë vizitë, Al Bano do të shprehej: “Im atë ishte shumë i sëmurë nga zemra, përvecse po i  shuhej drita e syve patëm merak të madh, se mos ndodhte ndonjë problem gjatë kësaj vizite, por cuditërisht imë atë, u shërua plotësisht.Kuptuam që malli për Shqipërinë, e kish munduar dhe brengën e largoi pas kësaj vizite”. Ishte fat për Shqipërinë , që djali i këtij puljezi patriot, u bë një këngëtar I famshëm dhe fama e tij botërore, jo vetëm nuk e largoi, por e bëri një atdhe të dytë, Shqipërinë, dashurinë për të cilën, ia mëkoi i ati, Karmelo.

AXHENDA/ Aktiviteti i Al Banos  për festat në Vlorë

28 nëntor 2016

Vizitë në Bunkerin nënëtokësor të Ministrisë së Brendshme. Takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Vizitë në bunkerin e nënëdheshëm në Ministrinë e Rendit.

 29 nëntor 2016 Vlorë.

Ora 10.00 

Vendosen  buqeta me lule tek Monumenti “Pavarësise”.

Ora 11.00 

Një foshnje i vihet emiri Albano. Vizitë në Maternitetin e Vlorës.

Ora 17.00.

Takimi në Kinoteatritn “Petro Marko”. Vizita e ekspozitës fotografike në hollin e teatrit dhe bustit të këngëtarit Al Bano Karrisi, punuar nga skulptori vlonjat Skënder Tena.

Programi i takimit

Fjala e hapjes. Kryetare e Shoqatës, Zenepe Luka

  1. Dorëzohet pasaporta shqiptare këngëtarit Al Bano Karrisi nga Përfaqësuesi i Qeverisë.
  1. Dorëzohet dokumenti i regjistrimit të këngëtarit si qytetar i Vlorës. Kryetari i bashkisë, z. Dritan Leli.
  1. Mirënjohje Qarkut të Vlorës Karmelo Karrisi (Pas vdekjes). Ia dorëzon këngëtarit Kryetari i Qarkut, Sadrit Danaj.
  1. Al Bano Karrisi shpallet “Miku i Labërisë”. Dorëzon medaljen Kryetari i Shoqatës Kulturore Atdhetare “Labëria”, prof. Ago Nezha.
  1. Recitim “Këngë dhe mall”  Reciton Margarita Xhepa Nderi i Kombit
  1. “Ti na solle këngën, Shqipëria të dha zemrën” Këndon grupi  polifonik “Krojet e Velçës”
  1. Këngët e Atdheut tim: Këndon Irini Qirjako, Mjeshtre e Madhe.
  1. Melodi në nderim të Don Karmelo Karrisit. Interpreton në pjano Aksinja Xhoja Mjeshtër i Madh.
  1. Përshëndet Sokol Dervishaj Ministër i Komunikacioneve.
  1. Falenderime këngë dhe lotë nga Al Bano Karrisi.
  1. Shfaqet “Dokumentari “Al Bano dhe Albania”, autor Marcello Skardicchio.

Moderatore prezantuesja e njohur Silvana Brace. 

Nata e bardhë. Al Bano Karrisi me fansave te tij.

30 nëntor, në Sarandë.

Aktiviteti bëhet nën kujdesin e posacëm të ministrit të Trasporteve dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj.

Flasin eksluzivisht për “Koha Jonë:

Al Bano me telefon nga Celino San Marko.

“Malli dhe dashuria për Shqipërinë, por mbi të gjitha këmbën-gulja e shoqatës Kulturore që ka emrin tim, më sjellin sërish aty. Pas dy muajsh, kur isha për koncert me tastin e shenjtërimit të Nënë Terezës. Tani jam edhe shqiptar dhe pasaportën shqiptare e marr edhe kur shkoj për koncerte në shtete të botës.Pashë programin që keni bërë dhe ndjehem i prekur, që nga takimi që do të bëj me Presidentin Bujar Nishani dhe festa në Vlorë ashtu edhe vajtja në Sarandë, që më sjell mall për tim atë, Karmelo.

Gjatë 20 vjetëve kemi bërë gjëra shumë të bukura bashkë, por, vlerësimi që i bën Vlora babait, Karmelo, më emocionon tepër. Nuk e di si do ta përballoj atë cast. Në ditën e clirimit të Shqipërisë, babai im Karmelo, ish ushtari I luftës së dytë botërore në Shqipëri, nderohet me Medaljen e Mirënjohjes.E dimë të gjithë, jëmi shprehur dhe populli shqiptar e ka vlerësuar dashurinë e tij për këtë vend, por ,kur ke një medalje në duar, aq më tepër kur im atë nuk jeton, është vërtetë prekëse. Ska se si të mos prekem, kur mora vesh se do të jem qytetar i Vlorës, lagjes Pavarësia, dhe dokumenti më jepet në ditën e festës.Tani, unë jam I tëri I Juaji, jam shqiptar, jam vlonjat. Ju faleminderit, për gjithcka keni bërë e bëni për mua, familjen karrisi , që tek e fundit është një urë e fortë miqësie mes popujve tanë.

Unë e di, që do të kalojmë bukur dhe mezi pres të nisem”.

Sokol Dervishaj, ministër i Trasportit dhye Infrastrukturës.

Cfarë ju shtyu që të mbështesni, madje jeni I vetmi aktivitetin që bën shoqata Kulturore “Al Bano Karrisi” në Vlorë, z.Ministër?

Kur pashë programin që kishit hartuar dhe që e kishit menduar me rastin e festive 28.29 nëntor, u preka tepër. Cdo shqiptar do të prekej dhe vlerësonte nismën dhe kontributin e shoqatës që ju drejtoni, që ideoni dhe merrni përsipër të bëni veprimtari kaq madhore me një përmbajtje të rëndësishme.Pastaj unë jam vlonjat, kemi detyrime ndaj qytetit tonë, qyteti I Pavarësisë së Shqipërisë. Nga ana tjetër, s’ka sesi të mos theksoj, që jam një fans I këngës së Al Bano Karrisit, jemi rritur me këngët e tij dhe unë ndjehem i lumtur, që do të jemi bashkë me këngëtarin në Vlorë dhe Sarandë.Që nga dita e festës, e kemi bashkëqytetar, jemi vlonjatë dhe kjo ide e konkretizim I saj, është vlerësim për Ju si shoqatë, që keni emrin e madh “Al Bano Karrisi”.

 

Skënder Tena skulptor I Vlorës.  

“Një artist patriot, gjatë karierës së tij, ka piksynim të përjetësojë figura të rëndësihme që I kanë shërbyer Kombit, personalitete të shquara, që kanë dhënë në fusha të ndryshme, që do t’ju flasin brezave.Unë jam ndalur dort në këtë pikë.Janë  rreth 100 skulptura që u kam dhënë shpirtin tim.Ja, bashkë, I dërguam skulpturën të madhit Dritëro Agolli, kemi gati Kadare, do të shkojmë bashkë në Prishtinë për të dorëzuar bustin Akademikut Rexhëp Qose, që ia bëmë me rastin e 80 vjetorit të lindjes e kështu me rradhë.

Si të lindi ideja për të bërë një bust për Al Bano?

Më ka frymëzuar gjithë jetën, kënga e tij, është I famnshëm, prek zemrat e njerëzve, I bën të ndjehen ndryshe.Por, Al Bano është mik I shqiptarëve, ne kemi një shoqatë me emrin e tij, por duhet të jemi krenarë, se Ai ka marrë edhe nënshtetësinë shqiptare, po, bukur menduam, që ta bëjmë edhe qytetar tëe Vlorës, në lagjen ku është shoqata.E vecanta është se këtë bust, e kam punuar duke kënduar këngët e Al Banos.”Saranda Okinava”, është “bust bronxi” që ka ndërtuar këngëtari për dashurinë për Shqipërinë dhe vecanërisht Sarandën, ku babai tij kreu shërbimin ushtarak. Një bust është pak për të, Karmelo Karrisi për mua dhe jo vetëm, meriton një Memorial në Sarandë, për të dhënë mesazhin e rëndësishëm se popujt shpesh I kundërvihen qëllimeve të qeverive të tyre, se popujt duan paqë mes tyre dhe se luftën e ndjellin politikanët, Qeveritë.

Më shumë se kurrë, ky memorial duhet, për t’I dhënë një mesazh dashurie e paqe, botës, që zjen.

  PRONONCIMET

 C’kanë thënë Al Bano për Shqipërinë:

– Unë jam 24 karat shqiptar.Në festën e Clirimit të Shqipërisë, bëhem vlonjat.

 – Dashurinë për popullin shqiptar dhe për atë tokë, ma ka mëkuar im atë, Don Karmelo,qysh kur isha fëmijë.Kur u rrita mësova më shumë, për kulturën e ketij populli të lashtë.

 – Erdha në Shqipëri.në momentin e përshtashëm,kur regjimi po binte dhe pritja e publikut,ishte mahmitëse.

 – Nuk e kisha menduar dhe ndjehem kaq i prekur.Kam shumë miq në Shqipëri, ndjehem si në shtëpinë time.Vlerësoj bregdetin shqiptar,kam një dashuri të vecantë për Vlorën,ku dua të vij të pushoj rrethuar nga fansat e mij.Dëshiroj të ngjitem edhe në Llogara,një perlë e natyrës.

 – Vlora, Shqipëria prej kohesh janë në zemrën time.Këtij vendi i uroj begati e përparim,pasi jam i lidhur shpirtërisht me atë popull të lashtë,me të cilin na ndan vetëm deti.

– Për mua, Shqipëria është si vaksina, që e mban gjithë kohën me vete, është Atdheu i dytë.

SHKARKO APP