Këngëtari për pushuesit në Jug: Derra, mos bëfshi pikën e hajrit

Shqipëria është destinacioni i të gjithëve për pushimet verore por tursitët nuk kanë munguar edhe pse jemi në kohë të pandemisë së Covid-19. Gjire bregdetare të pastra dhe një det fantastik, pamje që “venitet” si rezultat i plehrave që hidhen ngado përgjatë vijës bregdetare të vendit tonë.

Këtë problematikë e ka risjellë në vëmendje këngëtari Landi Hysi. Përmes një postimi në facebook, ai është shfaqur tejet i revoltuar me disa të rinj, që siç duket kanë kaluar një mbrëmje më parë një festë në breg të detit dhe më pas mbeturinat i kanë hedhur ngado.

“Mos ardhshi më këtu e mos e bofshi pikën e hajrit asgjëkundi me këtë sjellje! Derra e dosa. Shqipëria është një vend i bukur por me këtë sjellje nuk kemi për të shkuar asgjëkundi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?