Këngëtari që u sulmua nga Rama ikën nga Shqipëria
Klajdi Musabelliu, këngëtari që u shkarkua nga detyra dhe u sulmua publikisht nga kryeministri Edi Rama, pas fitores së zgjedhjeve të vitit të kaluar, është larguar nga Shqipëria.
Këtë fakt e bëri publik, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Në takimin e zhvilluar me strukturat e LSI, Kryemadhi tha se këngëtari i kishte njoftuar se do të shkonte në emigrim pasi nuk kishte me të ardhme në Shqipëri.
Klajdi Musabelliu përveç si këngëtar ka mbaruar dhe studimet e larta për shkencat sociale. Kryeministri Edi Rama e largoi nga puna me argumentin se nuk kishte arsimin e duhur.
Musabelliu punonte si specialist informacionit në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Në 7 tetor të vitit të kaluar, në Asamblenë e PS-së, Edi Rama tha se në këtë institucion punonin këngëtare të dështuar pa diplomë. Ndërkohë që Musabelliu publikoi disa orë me vonë diplomën e shkollës së lartë, por edhe disa foto personale me Edi Ramën, kur kryeministri e cilësonte këngëtar të talentuar.
KOHA JONË SONDAZH

