Keni bërë plane? Mësoni si do të mbajë moti këtë të diel

Sipas MeteoAlb, moti i qëndrueshëm do të mbetet prezent në vendin tonë edhe të dielën duke sjellë kthjellime në zonat bregdetare kryesisht.

Ndërsa në zonat malore të Shqipërisë parashikohet të këtë vranësira kalimtare gjatë pasdites dhe orëve të mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me 11°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 30°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 3 ballë.

SHKARKO APP