Keni fituar lotarinë? Ambasada amerikane ka një porosi

Ambasada amerikane u vjen në ndihmë qytetarëve shqiptarë herë pas here me njoftime të rëndësishme për ata që duan të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara.

Kësaj radhe ambasada ka një porosi për ata që kanë fituar lotarinë amerikane DV2020. Ambasada shkruan në faqen e “Facebook” që ata që janë përzgjedhur duhet të dërgojnë dokumentet arsimore para intervistës.

“??️ | Jeni përzgjedhur për Lotarinë DV2020? Mos harroni të dërgoni të gjitha dokumentet arsimore përpara intervistës tuaj – diplomat e shkollës së mesme, vërtetimet e shkollës së mesme dhe diplomat universitare! #PyetAnen”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?