Keni nesër plane për plazh, mos u nisni pa e mësuar se si do jetë moti

Instituti i Gjeoshkencave në Shqipëri raporton se moti këtë pasdite do të jetë me reshje në thuajse të gjithë territorin e repulikës.

Në informacionin e dhënë nga IGJEUM për motin e ditës së nesërme, parashikohet që temperaturat të mos i kalojnë 30 gradët celcius, një lajm i keq ky për pushuesit që ndodhen në plazh.

Nga ana tjetër pritet që edhe dita e nesërme të dominohet nga një mot i paqëndrueshëm, me reshje shiu të shpeshta, duke e kthyer dhe të premten në një ditë që duket sikur i përket stinës së dimrit apo pranverës. IGJEUM parashikon gjithashtu që në disa zona të Shqipërisë shiu të shoqërohet dhe me shtrëngata.

Swiss Digital Desktop Reklama

POSTIMI I IGJEUM:

Swiss Digital Mobile Reklama

RESHJET

Sot pasdite (e enjte, dt.26) dhe nesër (e premte, dt.27) priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.27) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 31 °C

në vendet e ulëta: 18 / 30 °C

në vendet malore: 13 / 27 °C

ERA

Sot pasdite (e enjte, dt.26) dhe nesër (e premte, dt.27) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe në zonat malore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?