Keni plane për sot? Kështu do të luhaten temperaturat

Orët e para të ditës do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të territorit.

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjellin shtim të vranësirave në të gjithë vendin. Më të dendura vranësirat do të jenë në ekstremin jugor dhe rajonin juglindor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten 2-3 °C duke luhatur vlerat ditore nga -1 °C mëngjesi deri në 21°C në mesdita.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do fryjë e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi perëndimor- veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?