Keni tela kabllorë nëpër shtylla? Me 30 gusht fillon prerja nga AKE!

 

Sipërmarrësit kabllorë do të kenë kohë deri në fund të gushtit për të hartuar planin për të sistemuar telat që varen si rrjeta merimange mbi kryeqytet, e që rrezikojnë përditë shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Ultimatumi jepet nga Agjensia e Komunikimeve Elektronike. 

“Do të njoftohen sipermarresit/kablloret qe te kene sistemuar rrjetin ne te gjitha pjesët e ngelura,pas aksionit të emergjencës deri ne date 30 Gusht 2015”.

E nëse kjo nuk ndodh, Agjensia e Komunikimeve Elektronike do të vlerësojë situatën për të marrë më pas masa ekstreme deri në shkëputjen e tyre pa paralajmërim.

“Mbas analizimit se çfare u arrit deri ne 30 Gusht dhe që shtrihet deri 30 Shtator, per shmangien nga shtyllezimet elektrike ne gjithe territorin, do të njoftohen kabllorët që të përfundojnë largimin dhe pas 30 Shtatorit do te priten pa paralajmerim”.

Sipas AKEP, aksioni do të përfundojë në 30 dhjetor dhe ai parashikon zhdukjen totale rrjeteve jashtë çdo kushti teknik në zonat e banuara.

Ministria e Inovacionit është duke bërë gati kuadrin e plotë ligjor dhe nënligjor, që do të mbështesë këtë aksion.

“Nga ana jonë është duke u punuar fort me plotësimin dhe përditësimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor përkatës që të mbështesë këto investime të qëndrueshme”.

Projekti për “pastrimin” e kryeqytetit, por edhe gjthë Shqipërisë nga telat që varen mbi kokat e qytetarëve u lançua në maj të vitit të kaluar nga Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, në bashkëpunim me AKEP.

Zonat më problematike, mbeten zonat periferike në Tiranë si Fresku, Kombinat, Lapraka, Sauku, Farka, Selita, ku aksioni do të jetë më i ashpër.

SHKARKO APP