Keni vapë? Nuk keni parë gjë akoma

Nëse jeni ankuar për motin deri tani, mund t’ju themi të prisni se nuk keni parë asgjë akoma. Duket se muaji gusht do të sjellë surpriza të mëdha dhe temperaturat nuk kanë ndërmend të zbresin poshtë 35 gradë.

Në terma afatmesëm, parashikohet që 10-ditëshi i dytë dhe i tretë i gushtit të jenë respektivisht rreth 5°C dhe 3°C më të freskët, referuar 10-ditëshit të parë të gushtit 2017.

Përsa i përket tablosë së reshjeve, priten kryesisht në 15-ditëshin e dytë por sasi të pakta dhe jo në të gjithë territorin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Meteoalb, janë krijuar kushte për shira afat-shkurtër në zonat malore dhe një pjesë të zonës së ulët në datat 8 – 9 – 10 gusht 2017.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fundjava tjetër sjell rënie me të paktën 5ºC duke bërë që maksimumi në rang vendi të zbresë në 34 – 35º C.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?