Kërcënimet e Vuçiç, Bumçi: Shqipëria duhej të reagonte

Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, ishte i ftuari i Juli Krisafit në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV.

Ai komentoi deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, që kërcënoi Kosovën me luftë. Sipas tij, Shqipëria duhej të kishte reaguar.

“Gjatë këtyre viteve Serbia dhe Vuçiç fituan kapital politik dhe u kthyen në qendër të Ballkanit për shkak të hapësirës që i la Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhej të kishim një reagim nga Ministria e Jashtme shqiptare. Nuk ka pasur deklarata as për shpopullimin e Preshevës, ku me mijëra qytetarë shqiptarë janë larguar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Serbia e ktheu çështjen e integritetit territorial të Kosovës, kur ajo ishte çështje e mbyllur,” tha Bumçi, duke nënvizuar se marrëdhënia Rama-Vuçic e dëmtoi Kosovën.

Ai më pas komentoi edhe raportet ndërkombëtare që po damkosin qeverisjen e Edi Ramës.

“Ky dështim pas 8 vitesh mban emrin e Edi Ramës. Qeveria është e personalizuar. Ky është kryeministri më i paaftë që ka drejtuar Shqipërinë që nga viti 1991. Më i paaftë në formimin e tij. I përgatitur për shkak të shkollimit,” tha Bumçi.

Aldo Bumçi: Vuçiç paralajmëron luftë me Kosovën nëse nuk ka zgjidhje me kompromis

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?