Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:56 Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten Futbolli spanjoll është tronditur nga vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes me Andorrën. Futbollisti 30-vjeçar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Kërcënimet e Vuçiçit për ndalimin e lumit Ibër drejt Kosovës: Forcë apo dobësi?

Kërcënimet e Vuçiçit për ndalimin e lumit Ibër drejt Kosovës: Forcë apo dobësi?

Aktualitet
E mërkurë, 19 Gusht 2026 11:17
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Botuar në radion shtetërore gjermane DW-

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kërcënon të devijojë rrjedhën e lumit Ibër në përgjigje të lëvizjeve të Prishtinës. Retorika radikale si shenjë force apo dobësie?

Masat e autoriteteve në Prishtinë ndaj komunitetin serb në Kosovëkanë shkaktuar pakënaqësi në Beograd, dhe si një kundërpërgjigje, Aleksandar Vuçiç përmendi mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Të shohim, siç tha Vuçiç, se “çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen pastaj”.

Sistemi i ujit Ibër-Lepenc është me rëndësi strategjike për furnizimin e Kosovës me ujë të pijshëm dhe për prodhimin e energjisë. Prandaj, është e kuptueshme që ky mesazh kërcënues ka shkaktuar shumë shqetësim në Kosovë dhe në qarqet ndërkombëtare.

Prishtina thekson se e drejta ndërkombëtare dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e burimeve ujore ndërkufitare ndalojnë shprehimisht përdorimin e ujit si armë ose mjet presioni politik. Ibri është një rrjedhë ujore ndërkombëtare, e cila fillon në Mal të Zi, rrjedh nëpër Kosovë dhe më tej nëpër Serbinë Qendrore ku derdhet në Moravën Perëndimore. Me ndryshimin e rrjedhës, do të rrezikoheshin edhe vendet e tjera në pellgun e Danubit.

Ëndrrat epike të Aleksandar Vuçiçit
Ekspertët në Serbi paralajmërojnë se kjo është një punë shumë e madhe që mund të zgjasë me dekada. Do të kërkonte shuma të mëdha parash, dhe ridrejtimi i rrjedhës natyrore të lumit përmes terrenit shkëmbor të Maleve Dinarike do të kërkonte punime të gjera tokësore, ndërtimin e tuneleve dhe digave.

Presidenti i Serbisë Vuçiq në një konferencë shtypi

Një ndërhyrje e tillë do të kërcënonte gjithashtu një katastrofë ekologjike në të gjithë pellgun e lumit. Profesori në pension i inxhinierisë hidraulike dhe hidrologjisë, Jovan Despotoviç, i tha FoNet se deklaratat e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë “si të ecurit në gjumë dhe se ky është një projekt që nuk mund të zbatohet në një kohë të shkurtër pa shkatërruar kodra e male, dhe as nuk merret në konsideratë sipas rregulloreve evropiane”.Ide të reja megalomane
Kur bëhet fjalë për Presidentin e Serbisë, është e vështirë të thuhet se atij i mungojnë idetë megalomane. Kjo është arsyeja pse është e vështirë të vlerësohet nëse kjo është një performancë tipike për audiencën vendase që do të harrohet shpejt, apo nëse ai e mendon vërtet.Sidoqoftë, Vuçiç njoftoi se kishte iniciuar formimin e një grupi pune të përbërë nga inxhinierë dhe ekspertë ndërtimi, i cili do të shqyrtonte mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Ai e sheh këtë si të drejtë sovrane të Serbisë për ta bërë këtë në territorin e saj.Ndërrimi i rrjedhës së lumit Ibër lindi si një ide në vitin 1985, e meqenëse Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU) u punua gjatë atyre viteve, ai përmendet shpesh në atë kontekst politik, por ideja përfundimisht u braktis.

Fantazitë e nacionalistëve serbë
Kryetari i Bordit Drejtues të Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiç, i tha DW se “nga Vuçiçi mund të pritet çdo gjë, por unë nuk prisja që ai të kthehej në vitet 1983-1985, kur filluan fantazitë e nacionalistëve serbë. Duke ndryshuar rrjedhën e lumit Ibër, ata donin ta shlyenin Kosovën, dhe kjo tregon se ata nuk donin të merreshin me Kosovën përveçse në nivelin e premtimeve dhe sloganeve për Kosovën si ‘zemra e Serbisë’. Unë gjithashtu e shoh këtë si përpjekjen e tij për t’iu shmangur përgjegjësisë për gjithçka që bëri në lidhje me Kosovën – dhe ndoshta edhe më gjerë – për të fituar një alibi në këtë trazirë politike dhe për të thënë se nuk mund të ishte bërë asgjë më shumë”, thotë Janjiç.

Ajo që është veçanërisht shqetësuese, sipas tij, “është se objektivisht ky nuk është një projekt racional. Ky nuk është një projekt që zgjidh një problem, por më tepër një projekt ideologjik dhe propagandistik – nëse mund ta quajmë kështu – i cili shërben për të krijuar edhe më shumë trazira dhe zhurmë në rajon, në mënyrë që njerëzit të mendojnë se pa ju nuk ka shpëtim dhe se do të ketë një përmbytje”, vlerësoi Janjiç për DW.

Serbët jetojnë edhe në Kosovë
Duket se ai nuk e ka menduar fare se uji në Kosovë nuk është i nevojshëm vetëm për shqiptarët dhe se ndrysimi i rrjedhës do të rrezikonte edhe komunitetin serb në Kosovë.

Dushan Janjiq vëren se “kërcënimi për të dëmtuar shqiptarët është fjalë boshe, sepse për shembull, kanali Danub-Tisa-Danub u ndërtua për 20 vjet në një shtet shumë më të organizuar dhe të pasur, ndërsa ndryshimet në Ibër do të zgjasnin 50 vjet”.

Kosovë 2026, Liqeni i Ujmanit
Fotografi: Iber-Lepenc Hydroeconomic Enterprise

Pra, Vuçiç vështirë se do të jetë në gjendje të shohë se si do të vuajnë shqiptarët, por do të dëmtoheshin të gjithë banorët e Kosovës. E ajo që tashmë është dëmtuar padyshim është imazhi i vetë Serbisë dhe udhëheqjes së saj. “Sepse, kur dilni publikisht me deklarata të tilla, të gjithë do të pyesin veten nëse ky është një partner me të cilin duhet të punohet”, paralajmëron Janjiç.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sa shumë e rrezikojnë këto lloj deklaratash pozicionin e serbëve në Kosovë? Bashkëbiseduesi ynë beson se “pozicioni i komunitetit serb në terren është dëmtuar me monopolin e Listës Serbe. Ky pozicion është çimentuar nga një korrupsion shoqëror i aktorëve aktivë politikë midis serbëve, nuk ka sistem shumëpartiak në atë komunitet, dhe për fat të keq Bashkimi Evropian (BE) ndihmoi në prishjen e tij. Demokracia dhe sistemi shumëpartiak thjesht nuk ishin temë e normalizimit”, vëren Janjiq.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Misionari apo Sizifi?
Presidenti i Serbisë është përballur gjithashtu me kritika të shumta në frontin e brendshëm, Kreu i partisë Qendra e Serbisë (SRCE), Zdravko Ponosh, tha se “ndërsa Vuçiq praktikon të bëhet misionar, ai së pari duhet të përpiqet të zgjidhë problemin e ujërave të zeza në Borçë (paralagje e Beogradit)”.

Mund t'ju interesojë

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 1 ore
Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Para 2 orësh
Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Euro 3 dhe Euro 4

Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Eur...

Para 3 orësh

Megjithatë, Dushan Janjiq beson se një krahasim tjetër është shumë më i përshtatshëm: “Mendoj se ky është me të vërtetë një dimension epik i këtyre paraqitjeve si pjesë e fushatës zgjedhore, por më duket gjithashtu se këtu kemi të bëjmë më shumë me mitin e Sizifit. Kjo është arsyeja pse e gjithë politika e jashtme tani është e angazhuar në amortizimin e gjithçkaje që po ndodh në nivel të brendshëm për të ruajtur pushtetin”, pohon Janjiq në prononcimin e tij për DW.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 1 ore

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 2 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 2 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 2 orësh

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 9 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 19 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 16 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.