Kërcënimet ndaj deputetëve, Korreshi: Basha ka të drejtë, urdhëruesit e dhunës të përjashtohen!

Deputeti Saimir Korreshi kërkon përjashtimin e urdhëruesve të dhunës ndaj deputetëve dhe gazetarëve pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së zyrtare.

Duke iu referuar deklaratave të Bashës si dhe standardit të vendosur nga Këshilli Kombëtar më 15 janar të vitit të kaluar, Korreshi shkruan se dhuna për shkak të mendimit ndryshe klasifikohet si shkelje e rëndë që sjell përjashtimin nga partia.

“Në 15 Janar 2022 Këshilli Kombëtar i PD vendosi një standard: dhuna për shkak të mendimit ndryshe klasifikohet si shkelje e rëndë që sjell përjashtimin nga partia. Duke iu përgjigjur edhe mendimit të Lulzim Bashës të shprehur të enjten mendoj se ka të drejtë. Standardi duhet ruajtur. Urdhëruesit e dhunës ndaj deputetëve dhe gazetarëve duhet të mbahen përgjegjës”, deklaron Korreshi.

SHKARKO APP