Kërcënimi ndaj pronarit të MCN TV, Klodiana Lala: Heshtja e institucioneve, shqetësuese!
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për kallëzimin në prokurori që ka depozituar pronari i MCN TV, Endri Meksi, për kërcënimin në ambientet e televizionit.
Lala e ka quajtur shqetësuese heshtjen e institucioneve, duke bërë thirrje që pretendimet e Meksit të hetohen sa më parë.
Klodiana Lala: Meksi ka bërë një kallëzim penal në polici dhe më pas në Prokurori. Ka pretenduar për kërcenim të mundshëm ndaj tij në ambientet e televizionit, ku ushtrojnë aktivitetin gazetarë dhe profesionisë. Heshtja e institucioneve është shqetësuese. Duhet që institucionet e drejtësisë ta marrin seriozisht. Duhet reagim i shpejtë institutional, marrja në pyetje e personave, marrja dhe sekuestrimi i pamjeve, kqyrja e qelizave telefonike. Heshtja institucionale nuk duhet të jetë një opsion. Shpesh i relativizojmë rastet.
Eugen Beci: Kur paraqitet një kallëzim penal, Prokuroria ka 15 ditë afat të verifikojë a ka vepër penale. Sa më shpejt të kryhen verifikimet aq më të mira dhe objektive gjenden provat.
Ylli Rakipi: Presim që Prokuroria dhe policia ta hetojnë dhe të kthejnë një përgjigje.
Eugen Beci: Nëse është një person që ka një media në dorë, një status dhe rol në shoqëri dhe zvarritet, medo çfarë heqin qytetarët e thjeshtë.
Preç Zogaj: Sidomos kur është një kallëzim për kërcënim.
KOHA JONË SONDAZH

