Kërcënimi për jetën, urdhëri i mbrojtjes për gratë një dështim
Shqipëria humbi dy nëna, pasi u vrarë mizorisht nga burrat. Në të gjitha e vrasjeve, gratë kishin kërkuar edhe urdhër mbrojtje. Në vitin 2019 në Tiranë, janë shqyrtuar gjithsej 150 raste me objekt lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, ku një nga partneret ka kërkuar urdhër mbrojtje.
Zakonisht urdhrat e mbrojtjes janë kërkuar pas dhunës së ushtruar ose nga kërcënimet për jetën. Nga këto 150 raste, 62 janë pranuar, ndërsa organet ligjore dhe gjykata kanë dhënë urdhër mbrojtjeje. Pra, 41% të rasteve përfundojnë me dhënie të urdhrit të mbrojtjes.
48 raste janë refuzuar ose 32% te rasteve, 6 janë pranuar pjesërisht dhe 34 çështje janë pushuar, pra ose është tërhequr kërkesa ose palët kanë arritur në një marrëveshje pajtimi. Po ashtu në vitin 2019, janë trajtuar 803 raste me objekt Urdhër i Menjëhershëm Mbrojtje, nga të cilat 357 raste janë pranuar ose 44%, 174 raste janë pushuar ose 22%, ku duket që është gjetur një marrëveshje pajtimi ose është tërhequr padia, 239 raste ose 30% janë rrezuar dhe 33 raste janë pranuar pjesërisht.
Për vitin 2020, për këto dy muaj të këtij viti, janë trajtuar 25 çështje me objekt lëshim të urdhrit të mbrojtjes, ku nga këto 12 janë pranuar pra gati 50%, 8 janë pushuar, 2 janë rrezuar dhe 1 është pranuar pjesërisht dhe 2 janë refuzuar ose nuk kanë shkuar fare në gjykim. Për sa i përket çështjes “Urdhër i menjëhershëm i mbrojtjes”, për vitin 2020 deri ditën e djeshme janë shqyrtuar 102 raste, nga të cilat 51 janë pranuar, ose 50%, 22 janë pushuar, 11 janë rrezuar, 8 janë pranuar pjesërisht dhe 10 janë refuzuar që do të thotë nuk kanë shkuar deri në gjykim.