Kërcënohet me jetë Ligoraq Karamelo
Ligoraq Karamelo, numri dy i PBDNJ-së, i cili ka pranuar të marrë mandatin e deputetit të opozitës në listën e Korçës, ka denoncuar tre persona, të cilët e kanë kërcënuar ditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Korçes ku 3 persona kanë kërcënuar me jetë deputetin.
“Kam qenë duke dalë nga lokali kur u kërcenova. Tre personat tentuan të më godasin me quajtën tradhëtar. Nuk terhiqem nga mandati i deputetit. Bëra denoncimin. Njëri prej tyre është shoqëruar”, është shprehur ai.
KOHA JONË SONDAZH

