Kërcënohet Saimir Tahiri: Do ta pësosh!

 

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri është kërcënuar me një sms në telefonin e tij më datën 9 maj. Në tekstin e sms shkruhej: “nëse merresh me familjen Gjuta, do ta pësosh”.

Dyshohet se kërcënuesi është Vladimir Gjuta.

Ky i fundit akuzohet për organizimin e disa shpërthimeve me eksploziv në kryeqytet, ndër të cilat edhe atë në farmacinë e babait të Tahirit, vepra penale për të cilat është shapllur në kërkim.

Burime nga policia bëjnë të ditur se kur u dergua sms, Gjuta ishte në Tiranë, ndaj edhe më pas u ushtruan disa kontrolle policore në pronat e familjes Gjuta.

Pas sms-së mësohet se ministri Tahiri ka lëvizur disa ditë me makinë të blinduar.

Nga mediat thuhet se kur e mori sms-në, Tahiri ishte në takim me tre oficerë italianë të antiterrorit për të diskutuar lidhur me rastin e Baftjar Butkës.

Ky i fundit ishte personi që vendosi eksplozivin në farmacinë, pronë e babait të Tahirit, vepër për të cilën është shpallur në kërkim.

Butka, është nipi i Vladimir Gjutës. Sipas mediave italiane, ai fshihet në këtë vend dhe është i lidhur me ISIS.

Thuhet se ai ka në plan të vendosë bomba edhe në Itali, në zonën e Firences.

SHKARKO APP