Kërcënohet turisti nga Shkodra, pse nuk dinte gjuhën malazeze

Një turist shqiptar nga Shkodra kërcënohet me armë gjatë pushimeve që po kalonte në Malin e Zi, dhe detyrohet të flasë gjuhën malazeze.  

Sipas të përditshmes së Podgoricës Vijesti, dhe lajmi është transmetuar më vonë edhe në mediat serbe, incidenti ka ndodhur në një kafene pranë stacionit të autobusëve në një resort bregdetar turistik të Malit të Zi.

Viktima, një burrë 46-vjeçar nga Shkodra me inicialet G.S tha se kishte qenë duke pirë kafe herët të martën në mëngjes, kur u afrua Gojko B., i cili ishte nën ndikimin e alkoolit në atë kohë.

I zemëruar se pse shqiptari “nuk fliste gjuhën malazeze”, Gojko B. vazhdoi të abuzonte me atë, së pari duke kërkuar që ai përsëriste pas tij “fjalët në gjuhën malazeze" nën kërcënimin e një pistoletë duke ia treguar atë, nën tryezë, në këmbët e viktimës.

Gazetat shkruan se “në fillim, askush në kafe nuk kishte vënë re se diçka ishte duke shkuar gabim”, – derisa një kameriere e pa turistin e frikësuar duke përsëritur fjalët e thëna nga malazezi.

Ajo shkoi dhe e pyeti se çfarë po ndodhte Gojko B., për të cilën ai reagoi duke u  ngritur dhe filloi të kërkonte falje. Dhe pastaj puthi shqiptarin dhe kamerieren. Turistike dyshohet se përdori këtë strategji  për të mbuluar incidentin.

Viktima më vonë tha se ai u kthye në kafene gjysmë ore me vonesë për të paguar faturën e tij, dhe pastaj vendosi për të denoncuar incidentin në polici.

Gojko B. është arrestuar dhe akuzuar për keqtrajtim dhe posedim të paligjshëm të armëve, dhe mbahet aktualisht në paraburgim 72-orësh me urdhër të prokurorit.

SHKARKO APP