Kërcënoi Kryeministrin, sot masa e sigurisë për avokatin Hoxha
Hoxha u prangos dje pasi akuzohet se ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama. Mësohet se kërcënimet janë bërë përmes telefonit me anë të mesazheve.
“Ku je o Ismail Qemali i Shqipërisë. Fotografia juaj po qarkullon në gjithë botën si fotoja e Ismal Qemalit dhe Isa Boletinit në Konferencën e Londrës”, ka qenë një nga mesazhet që avokati Hoxha i ka dërguar kryeministrit në orët e para të mëngjesit të 29 Nëntorit 2014.
Më pas ai ka dërguar dhe mesazhe të tjera kërcënuese. Bashkim Hoxha është një nga ato avokatë pjesë e listës që gjykata disponon në rastet kur të pandehurit nuk kanë, ose nuk paraqiten me një avokat të tyre. Mediat shkruajnë se i ka thënë hetuesve se kishte qenë në gjendje të dehur.
Hoxha mbrojti Dritan Dajtit të dënuar për vrasjen e 4 policëve në Durrës në vitin 2009 në një nga seancat e tij.
KOHA JONË SONDAZH

