Kërcënoi me jetë drejtorin e Burgjeve, arrestohet autori. Dyshohet se…
Arrestohet njeriu që kërcënoi me jetë drejtorin e Burgjeve, Agim Ismaili. Dyshohet se Muharrem Z, është shtyrë nga një grup kriminal për këtë kërcënim. Arrestimi është kryer me vendim të gjykatës së Tiranës. Ai akuzohet për kanosje dhe keqpërdorim të thirrjeve telefonike. Kërcënimi është bërë me telefon në muajin nëntor 2019.
Muharrem Z. dyshohet se është shtyrë nga një grup kriminal për kërcënimin e Agim Ismailit. Tashmë pritet që shumë shpejt Muharrem Z. të dalë para gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. I arrestuari rezulton i dënuar më parë për shpërndarje drogë në Tiranë. Autori msohet se nuk ka pasur asnjë konflikt me Ismailin, pasi dënimin në burg e ka kryer para se ky i fundit të bëhej drejtor i burgjeve. Muharrem Z. dyshohet se është shtyrë nga një grup i rrezikshëm kriminal.
Nga ana tjetër, mësohet se gjatë marrjes në pyetje Muharrem Z, nuk ka pranuar autorësinë e krimit. Teksti i mesazhit, që ai akuzohet se i dërgoi drejtorit të Burgjeve është ”Të kemi çuar fjalë me njerëz dhe duhet të tërhiqesh, ndryshe ke për ta pësuar keq ti dhe familja jote”,-thuhej në mesazh.