Kërcënon Vucici: Ja çka do tu bëjmë midis Tirane

 

​'Lufta' virtuale në Twitter mes kryeministrit serb, Aleksandar Vucic dhe atij shqiptar Edi Rama po vazhdon, pas vendimit të gjykatës së arbitrazhit sportiv në favor të kombëtares shqiptare.

Vucic ka premtuar se në ndeshjen e kthimit që zhvillohet në tetor në Shqipëri, Serbia do të shënojë fitore të merituar, me lojë, pa ndihmën e askujt, përcjell Gazeta Express.

"Mos u brengos, do ta fitojmë ndeshjen pa drona dhe pa ndihmën e askujt në mes të Tiranes', i është përgjigjur kryeministri serb Vucic, Edi Rames në Twitter.

Ndryshe, ndeshja e kthimit kualifikuese për "Euro2016" do të zhvillohet në Shkodër në tetor të 2015, e jo në Tiranë. Ndeshja është paraparë të zhvillohet në stadiumin "Loro Borici", i cili është në proces të renovimit.

Nga ana tjetër, dy kryeministrat, të premten vazhdimisht kanë polemizuar për vendimin e CAS'it, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht Edi Rama ka shprehur gëzimin për këtë vendim, duke shkruar: “Supeeeer! Ja ç'dmth drejtesi europiane! 3 pike per Kombetaren Kuqezi ne Beograd!!! ‪#‎ForcaShqiperia”.

Menjëherë i ka reaguar Vucic duke e quajtur padrejtësi ndaj shtetit dhe futbollit serb.

“Drejtësia europiane për kushedi satën herë, u shndërrua në një padrejtësi botërore. Ata që e shkaktuan incidentin, u shpërblyen, kurse viktima u dënua. Vendimi i gjykatës në Lozanë është i turpshëm për drejtësinë dhe paraqit ofendim për të gjithë njerëzit normalë”, ishte reagimi i Vucicit. /GazetaExpress

SHKARKO APP