Kërcënonte se do hidhej nga ndërtesa; policia shpëton si në filma të riun (Video)
U është dashur 12 orë negociata që policia e Shijakut të zbriste nga një ndërtesë dykatëshe një 28 vjeçar nga Dibra. Policia bën me dije se i riu ka tentuar të hidhet nga ndërtesa dhe është kapur nga agjentët në pjesën e poshtme të gjymtyrëve duke rrezikuar jetën e tyre.
I riu ka shpëtuar pa pasoja, por gjithsesi është dërguar në spital për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Policia nuk sqaron motivet që e çuan të riun të ndërmerrte një veprim të tillë.
“Për më shumë se 12 orë negociata në mesnatë është bërë e mundur shpëtimi i tij. Shtetasi K.H. është dërguar në spital, nën mbikëqyrje të doktorëve pasi shkaku që e çoi drejt një veprimi të tillë ishte gjendja e rënduar psikologjike”, thuhet në deklaratë.
I riu u ngjit në ndërtesë rreth orës 07:20 minuta të ditës së djeshme. Në operacion janë angazhuar edhe Forcat RENEA, ato të Zjarrfikëses si dhe ambulanca e qytetit.

