Kërcënuan policinë me armë, pranga 3 shqiptarëve në Itali, mes tyre një femër

Karabienerët italianë kanë arrestuar në Romë tre shqiptarë, mes tyre edhe një femër.

Shqiptarët u përpoqën t’i largoheshin patrullës së policisë së Romës, madje ata kanë kërcënuar me armë karabinierët.

Shtetasit shqiptarë po ecnin me shpejtësi të lartë dhe Policia arriti makinën e tyre, pasi i ndoqi për disa kilometra.

Duke mos patur rrugë shpëtimi, shtetasit shqiptarë i drejtuan policisë armët nga dritarja e makinës, të cilat u sekuestruan pas arrestimit dhe identifikimit të tyre.

Policia sekuestroi si provë materiale dy pistoleta gjysmë automatike, të dyja me karikator të mbushur.

Policia italiane ka publikuar foto të pistoletave të sekuestruara ndërsa ka dyshime se 3 shqiptarët ishin nisur për të kryer ndonjë krim.

SHKARKO APP