Kërkesa e KESH për rritjen e tarifës me 50 %, thonë burimet mediatike

nga këto impiante. Sasia e energjisë për t’u prodhuar nga këto HEC-e ka qenë llogaritur në 778 gigavat për të tre vitet e periudhës rregullatore 2012-2014. Mirëpo sasia reale e energjisë së prodhuar nga këto impiante private dhe qe KESH është detyruar të blejë pritet të jetë 1.569 gigavat. Kjo i ka shkaktuar Korporatës Elektroenergjetike një kosto financiare prej 11 miliardë lekësh.

Një tjetër arsye pse KESH kërkon rritjen e tarifes është detyrimi nëpërmjet një vendimi të qeverisë së mëparshme për të siguruar import energjie për të mbuluar humbjet e ish kompanisë CEZ.

Blerja e energjisë për llogari të çekëve i ka kushtuar korporatës 8.5 miliardë lekë, para që KESH i ka marrë kredi në banka, përdorimi i të cilave ka prodhuar detyrime shtesë për interesa me rreth 2.6 miliardë lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?