Kërkesa e Rudina Hajdarit në Kuvend, një minutë heshtje para fjalimit

Deputetja Rudina Hajdari e ka nisur fjalën e saj në Kuvend sot me kërkesën e një minutë heshtje nga të gjithë deputetët e ministrat e pranishëm në Parlament.

Kërkesa e saj erdhi në kuadër të 2 prillit (një ditë më parë) për nderimin e 4 dëshmorëve të demokracisë, Bujar Bishanakun, Arben Brocin, Nazmi Kryeziun dhe Besnik Cekën.

“Në radhë të parë, meqë dje ishte 2 prilli, ditë e shënuar do doja të mbajmë me një minutë heshtje për martirët e demokracisë”, tha Hajdari, ndërsa parlamentarët iu përgjigjën kërkesës së saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?